Flash News

Kosova

"Taksë e re 5 euro", Haradinaj: Protestoni për të drejtat tuaja!

"Taksë e re 5 euro", Haradinaj: Protestoni për të

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës të protestojnë për taksën me vlerë 5 euro që çdo shtetas duhet të paguajë çdo herë që regjistron automjetin.

Përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, Haradinaj shkruan se me këtë vendim përfitojnë bizneset private, duke zbrazur xhepat e qytetarëve me rreth 2 milionë euro në vit.

Reagimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Qeveria e Kosovës ka vendos një taksë krejtësisht të re, në vlerë prej 5 euro, në secilën herë që i regjistroni automjetet tuaja.

Me këtë vendim përfiton një biznes privat dhe individët e lidhur me të, duke zbraz xhepat e qytetarëve me afro 2 milion euro në vit, të cilat nuk i shkojnë buxhetit të shtetit.

Qytetarë të nderuar, PROTESTONI!

U protestua për pesë euro taksë për shfrytëzim të Rrugës së Kombit, ndërsa tani, pa asnjë arsye iu merren 5 euro për secilin automjet!

Protestoni për të drejtat tuaja!


 


 

 

Të fundit