Flash News

Kosova

Të hënën, Kosova do ta hapë ambasadën në Jerusalem

Të hënën, Kosova do ta hapë ambasadën në Jerusalem
Foto ilustruese

“Israel Hayom” raporton se Kosova do ta hapë ambasadën e saj në Jerusalem të hënën. Gjithashtu bën me dije se diplomatë të lartë të të dy vendeve do të marrin pjesë në ceremoninë e hapjes së ambasadës që do të mbahet në qendër të Jerusalemit.

Kosova dhe Izraeli zyrtarizuan marrëdhëniet diplomatike më 1 shkurt. Izraeli është bërë shteti i 117 që e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, në letrën e tij që i ka shkruar kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit shkruan se “E vlerësoj si shumë të rëndësishëm vendimin e Kosovës për të hapur Ambasadën në Jerusalem dhe iu pres në Izrael për  inaugurimin e saj”.

Të hënën, Kosova do ta hapë ambasadën në Jerusalem

Të fundit