Flash News

Kosova

"Të qëndrojmë të unifikuar", djali i Hashim Thaçit: Asnjë proces nuk mund ta njollosë luftën e UÇK-së, besojmë në drejtësinë ndërkombëtare

"Të qëndrojmë të unifikuar", djali i Hashim

Djali i ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, Endri ka reaguar përmes një postimi në profilin zyrtar, ndërsa i ati i tij po përballet në Hagë me akuzat e krimeve të luftës dhe krime kundër njerëzmit.

Ai shkruan se asnjë proces nuk do të mund ta njollosë luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila sipas tij, ishte dhe do të mbetet përjetësisht e shenjtë.

Endri Thaçi thotë se beson në drejtësinë ndërkombëtare dhe shpreh bindjen se asnjë pretendim, sado dashakeq që mund të jetë, nuk mund ta ndryshojë historinë e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Postimi i plotë:

Qytetarë të nderuar, familjarë të dashur...

Në emër të familjes Thaçi ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen dhe solidarizimin tuaj në këto ditë jo të lehta për familjen tonë.

U jemi thellësisht mirënjohës për mbështetjen e madhe dhe interesimin e pareshtur që keni treguar dhe po vazhdoni të tregoni për babain tim, themeluesin e UÇK-së, presidentin e vendit tonë.

Të gjithë jemi të indinjuar e të mërzitur, por edhe shumë të bindur se ashtu siç ka punuar dhe ka ditur ta mbrojë përherë luftën e UÇK-së, popullin dhe shtetin tonë, së bashku me bashkëluftëtarët e tij do të dijë ta mbrojë edhe tash përballë këtyre akuzave monstruoze që padrejtësisht po rëndojnë mbi ta.

Asnjë proces nuk do të mund ta njollosë luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila ishte dhe do të mbetet përjetësisht e shenjtë.

Familja jonë është shumë krenare me kontributin në këto tri dekada të birit, vëllait, bashkëshortit dhe babait tonë për lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin.

Besojmë në drejtësinë ndërkombëtare dhe jemi të bindur se asnjë pretendim, sado dashakeq që mund të jetë, nuk mund ta ndryshojë historinë e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Të qëndrojmë të fortë dhe të unifikuar!

 

Të fundit