Flash News

Kosova

Të shtëna me armë në Kosovë, tre të plagosur

Të shtëna me armë në Kosovë,  tre të plagosur

Tre persona janë plagosur ditën e sotme pas disa të shtenave qe janë regjistruar në fshatin Lupç të Podujevës. 

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti tha për mediat e Kosovës se ngjarja u regjistrua rreth orës 16:00 ndërsa hetuesit policor po ndërmarrin veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rastit.

“Sot rreth orës 16:00 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri në fshatin Lupç të Podujevës. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme. Bazuar në të dhënat e deritanishme në këtë rast janë plagosur nga arma e zjarrit tre persona, ndërsa një person ka pësuar lëndime nga arma e ftohtë (thikë). Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit”, tha Ahmeti.

Të fundit