Flash News

Kosova

Të shtëna me armë në një lokal në Pejë, një i vdekur

Të shtëna me armë në një lokal në Pejë,

Një person ka humbur jetën pasi është qëlluar me armë, në një lokal në Klinë të Pejës pasditen e sotme.

Policia raporton se i dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe se Policia është vënë në kërkim të tij.

“Rreth orës 16:40 policia është njoftuar se në një lokal në rrugën “Leonard Palucaj” në Klinë ka pasur të shtëna me armë zjarri. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

Nga këto të shtëna një person është plagosur dhe është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Klinë. I dyshuari është arratisur nga vendi i ngjarjes dhe policia është në kërkim të tij”, tha Gashi

Të fundit