Flash News

Kosova

Të shtëna me armë zjarri në afërsi të ndërtesës së EULEX-it në Prishtinë

Të shtëna me armë zjarri në afërsi të

Të shtëna me armë zjarri ka pasur sot në rrugën “Arbnor e Astrit Dehari” në Prishtinë, në afërsi të zyrave të EULEX-it.

Ngjarja ka ndodhur paraditen e së dielës ku në një njoftim për mediat, zëdhënësi i policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka thënë se nuk ka pasur asnjë të lënduar nga të shtënat.

Ndër të tjera ai tha se policia po punon për kapjen e autorit të ngjarjes.

 “Në orën 10:48 në rrugën “Arbnor e Astrit Dehari”në Prishtinë ka pasë të shtëna me armë zjarri në drejtim te viktimes m/k/sh. I dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes, të lënduar nga arma nuk ka. Policia janë duke u marrë me rastin”,  ka thënë Hoxha.

Të fundit