Flash News

Kosova

Të shtëna me armë zjarri në Kosovë, humb jetën 23-vjeçari, dy të plagosur

Të shtëna me armë zjarri në Kosovë, humb jetën

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmjen e djeshme në Klinë të Kosovës. Për pasojë ka mbetur i vrarë një 23 vjeçar dhe janë plagosur dy të tjerë.

Fillimisht, të plagosurit janë dërguar me urgjencë në Spitalin e Klinës, ku 23 vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra. Pesë persona janë vënë në pranga si autorë të dyshuar të ngjarjes.

“Rreth orës 20:43 Policia është njoftuar se ka të shtëna me armë zjarri dhe dyshohet për të plagosur. Me të arritur në vend të ngjarjes, është konstatur se dy persona janë të lënduar. Janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Klinë, pastaj janë dërguar në emergjencën e Pejës. Pas pak kohe, mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen e njërës viktimë”, njofton policia.

 

Të fundit