Flash News

Kosova

Të shtëna me armë zjarri, vriten tre persona në Kosovë

Të shtëna me armë zjarri, vriten tre persona në Kosovë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të premte në një fshat të Lipjanit, në Kosovë.

Mësohet se janë vrarë me armë zjarri në rrethana ende të paqarta tre persona.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, ka thënë për Telegrafin se menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku janë hasur në trupat e pajetë.

“Vdekja e të cilëve është konstatuar nga ana e ekipit mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

Ajo ka shtuar se aktualisht policia ka nisur një hetim për rastin dhe rrethanat.

Të fundit