Flash News

Kosova

Të shtëna në Kosovë, qëllohet drejt babait dhe djalit

Të shtëna në Kosovë, qëllohet drejt babait dhe djalit

Disa të shtëna me armë janë dëgjuar sonte në rrugën “Naser Sekiraqa” në Fushë-Kosovë.
Këto të shtëna kanë ardhur nga një makinë në lëvizje ku ka qëlluar drejt një makine të parkuar ku ndodheshin 2 persona.

Babë e bir kanë shpëtuar pa lëndime nga ky incident. Ndërkohë  i dyshuari është arratisur me një makinë me targa “01” dhe tashmë është identifikuar nga Policia.

Lidhur me rastin kanë nisur hetimet në koordinim me Prokurorin e Shtetit, që pritet të zbulojnë motivin dhe rrethanat e tjera.

Të fundit