Flash News

Kosova

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dy të plagosur

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dy të

Dy persona janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri pasditen e sotme në Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci konfirmoi se të plagosurit janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Prishtinës.


“Rreth orës 16:00, është raportuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën ‘Mon Balaj’ në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është bërë e ditur se dy persona kanë marrë lëndime dhe të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, tha Borovci.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e dinamikën e ngjarjes. 
 

Të fundit