Flash News

Kosova

“Tek unë vepron edhe Kanuni”, ish-ambasadori i Kosovës kërcënon presidenten Osmani

“Tek unë vepron edhe Kanuni”, ish-ambasadori i Kosovës

Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, ka lëshuar thirrje kërcënuese ndaj presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe bashkëshortit të saj, Prindon Sadriu.

Në një nga mediet e Kosovës, Dedaj u shpreh se ndjehej i kërcënuar nga “Klani Osmani”, i Vjosës dhe bashkëshortit të saj. Për mediet, ai u shpreh se në familjen e tij vepron përeç ligjit, edhe Kanuni i Lekë Dukagjinit.

A i u shpreh se nëse “dikush e shkel apo e vret, ka për t’u vrarë edhe ai.”

“Unë jam i ligjit, mirëpo na jemi shqiptarë. Nuk mundesh dikë që ja ki inati me e vra. Unë jam i rrezikum, nga Klani i Osmanit, i Vjosës dhe bashkëshorti i saj, nga njerëzit e saj dhe i listës Guxo. Nuk di që duhet me pasë kërcënim tjetër kur ta rrezikon jetën, të len të paftyrë, të hejk prej lustës së pagave. Përveç ligjit të unë dhe familja ime te Malësia e Gjakovës vepron edhe kanuni i Lekë Dukagjinit. Nëse me shkel dikush, me vret dikush ka mu vra edhe ai. Edhe ai ka me pas pasoja. Presionin që janë kah ma bajnë”, ka thënë ish-ambasadori Gjergj Dedaj.

Të fundit