Flash News

Kosova

Tension në Veri të Mitrovicës/ Kosovarit i dëmtojnë makinën, i vendosin mbishkrimin “UÇK”

Tension në Veri të Mitrovicës/ Kosovarit i dëmtojnë

Tensionet në veri të Kosovës dhe Policia ka njoftuar për një rast “Nxitje  e përçarjes dhe mos durimit”, që ka ndodhur në Mitrovicë.

Një person raportoi në Policia se disa të panjohur i kanë dëmtuar makinën dhe i kishin vënë mbishkrimin ‘UÇK”. Të njëjtë gjë i kishin bërë dhe në hyrje të ndërtesës së tij.

NJOFTIMI I POLICISË:

“NXITJE E PËRÇARJES DHE MOS DURIMIT, Mitrovicë Veri, 16.04.2023 – 13:05. Ankuesi mashkull  kosovar ka informuar se nga persona të pa njohur i është dëmtuar vetura e tij, dhe i kishin lënë në veturë një mbishkrim “UÇK”, sipas ankuesit edhe një mbishkrim të njëjti i kishin vendosur në hyrje të ndërtesës së tij. Rasti është duke u hetuar.”

Të fundit