Flash News

Kosova

Tensione në Veri/ Serbët nisin revoltën, Kosova mbyll dy dogana, Kurti: Vuçiç dhe Petkoviç janë përgjegjësit kryesorë

Tensione në Veri/ Serbët nisin revoltën, Kosova mbyll dy dogana,

Policia e Kosovës ka bërë një njoftim teksa bën me dje se janë mbyllur pikat kufitare me Serbinë në Bernjak dhe Jarinje.

Ky vendim është marrë për shkak të tensioneve në Veri, ku qytetarët serbë nisën të bllokonin rrugën me barrikada.

“Policia e Kosovës ka mbyllur kufirin për qarkullim udhëtar dhe për automjete në pikë kalimet kufitare Bernjak dhe Jarinje, për shkak të bllokimit të rrugëve në drejtim të këtyre pikë kalimeve kufitare Jarinje dhe Bernjak”, thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës.

Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar menjëherë pas tensionimit të situatës, me anë të një video-mesazhi. Sipas tij, përgjegjësit kryesorë për gjendjen në Veriun e Kosovës janë presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe Petar Petkoviçin, duke kërkuar që opinioni kosovar të mos bierë pre e mediave të Beogradit.

“Ditet e javët në vazhdim mund të jenë sfiduese dhe problemaitke. Nuk ka kurrfarë vendi për tension, nuk ka kurrfarë mundësie për destabilizim sepse po bëhet diçka legjitime, diçka legale. Ata që flasin për dhunë, barrikada, bllokime, destabilizim, tesione flasin për vete, nuk flasin për neve. Ndërkaq, edhe një herë i ftoj qytetarët e Kosovëss, që kanë targa të kohës së Millosheviqit, që t’i konvertojnë në targa legale me akronimin e vendit tonë, RKS”, thotë Kurti ne mesazhin e tij.

Të fundit