Flash News

Kosova

Tensione të larta në veri, zyrtarët e lartë amerikanë vizitojnë sot Kosovën

Tensione të larta në veri, zyrtarët e lartë amerikanë

Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet dhe i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar do të vizitojnë sot Kosovën pasi situata është tensinuar në veri.

Ata do të takojnë drejtuesit e lartë të shtetit në Prishtinë. Prej disa ditësh, serbët në veri kanë ngritur barrikada dhe bllokuar rrugët drejt pikave kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak.

Këto veprime i ndërmorën pasi Policia e Kosovës arrestoi ish-pjesëtarin e këtij institucioni, Dejan Pantiq, nën dyshimet për përfshirje në sulme kundër zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës dhe atyre policorë.

Incidentet ndodhën derisa KQZ-ja po bënte përgatitje për zgjedhjet lokale në komunat veriore: Leposaviq, Zveçan, Mitrovicë e Veriut dhe Zubin Potok.

Autoritetet e Kosovës akuzuan “bandat kriminale serbe, të udhëhequra nga Beogradi”, për disa incidente me armë zjarri dhe shok-bomba që ndodhën ditëve të fundit në veri. Zyrtarët serbë thanë se udhëheqësit e Kosovës po përpiqen “t’i dëbojnë” serbët nga veriu.

 

Të fundit