Flash News

Kosova

Tensionet Kosovë-Serbi, ambasadori i SHBA-ve: Vështirë të them se jemi pranë normalizimit të marrëdhënieve

Tensionet Kosovë-Serbi, ambasadori i SHBA-ve: Vështirë të

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey Hovenier u shpreh se e ka të vështirë të thotë se janë afër arritjes së një zgjidhje për situatën në veri, pavarësisht takimit të djeshëm të zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Diplomati theksoi nevojën e zbatimit të plotë të marrëveshjes bazë.

“Do të thosha që SHBA-ja mbetet e përkushtuar siç ka qenë gjithmonë që ta shohë Kosovën duke arritur qëllimet e veta. Ajo që dua të them është se ne jemi prapa një Kosove sovrane, të pavarur, multietnike demokratike që zë vend në strukturat evropiane e euroatlantike.

Po bëjmë punë të madhe për këtë. Kjo po ashtu nënkupton që Kosova ta ushtrojë sovranitetin e saj. Veriu është i komplikuar dhe i vështirë dhe mënyra se si Qeveria e Kosovës menaxhon situatën është shumë e ndjeshme dhe duam të jetë shumë e koordinuar me aleatët ndërkombëtarë që të shmangen momentet e krizës që pengojnë rrugën tonë të gjatë për të arritur këtë qëllim të përbashkët”, ka thënë ai.

Të fundit