Flash News

Kosova

Tensionet Kosovë-Serbi, Chollet takohet me Lajçak

Tensionet Kosovë-Serbi, Chollet takohet me Lajçak

Këshilltari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet është takuar me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Pas takimit Chollet në një postim në Twitter shkruan se BE-ja dhe SHBA-ja angazhimin e përbashkët për shtensionimin e situatës në Kosovë dhe Serbi.

“Takimi i mirë me Përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajçak për angazhimin e përbashkët për çtensionimin e situatës në Kosovë dhe Serbi dhe mbështetjen e rrugës së Ballkanit Perëndimor drejt integrimit në BE”, shkruan Chollet.

Ndërkohë kujtojmë që sot shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka bërë të ditur se i ka ftuar në takim urgjent në Bruksel, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Të fundit