Flash News

Kosova

Tensionet Kosovë-Serbi, Von Der Leyen telefonon Kurtin: Urgjentisht të normalizohen marrëdhëniet

Tensionet Kosovë-Serbi, Von Der Leyen telefonon Kurtin: Urgjentisht të

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ditën e sotme ka telefonuar kryeministrin Albin Kurti për të diskutuar për dialogun me Serbinë.

Lajmi është konfirmuar nga vetë ajo në një postim në Twitter, ku shkruan se Kurtit i ka theksuar urgjencën për shtensionim të situatës dhe kthimin në dialog.

Gjithashtu Von der Leyen ka njoftuar se do të telefonojë edhe presidentin e Serbisë.

Fola me kryeministrin Albin Kurti këtë mëngjes. E theksova nevojën urgjente për shtensionim dhe kthimin në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Europian për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Do të flas me Presidentin Vuçiç më vonë”, ka shkruar von der Leyen në Twitter.

Të fundit