Flash News

Kosova

Tensionet/ Kuvendi i Kosovës: Nuk rrezikohet rendi kushtetues, deputetët serbë do të zëvendësohen

Tensionet/ Kuvendi i Kosovës: Nuk rrezikohet rendi kushtetues,

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka komentuar dorëzimin e mandateve nga deputetët e Listës Serbe. Ai tha se nuk rrezikohet rendi kushtetues i Kosovës dhe se deputetët e Listës Serbe do të zëvendësohen.

“Unë do ti drejtohem presidentes, e pastaj presidentja do ti drejtohet KQZ-së. KQZ më pas i përgjigjet presidentes me propozimet e reja që vijnë nga e njëjta listë, pra nga Lista Serbe”, tha Konjufca.

Ky i fundit tha se dirigjenti kryesor për dorëheqjet nga institucionet të serbëve lokal është presidenti serb Aleksandër Vuçiç. Konjufca mohoi zërat se kjo situatë do e çonte Kosovën drejt zgjedhjeve të reja.

 

Të fundit