Flash News

Kosova

Tensionet me Serbinë, trupat e KFOR-it tërhiqen nga veriu i Kosovës

Tensionet me Serbinë, trupat e KFOR-it tërhiqen nga veriu i

Trupat e KFOR-it janë tërhequr nga veriu i Kosovës, ku qëndruan për dy javë pas tensioneve që u krijuan me Serbinë. Në pikat kufitare Jarinjë dhe Bërnjak nuk ka as prezencë të trupave të NATO-s.

Tensionet në veri erdhën pas vendimit të Kosovës për të vendosur masën e reciprocitetit me targat. Kjo gjë nuk u prit mirë nga serbët, të cilët provokuan tensione në veri.

Kjo situatë kishte sjellë edhe një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel e cila parashikonte edhe vendosjen e trupave të KFOR-it deri më 17 tetor, kur në Kosovë mbahen zgjedhjet lokale.

Të fundit