Flash News

Kosova

Tensionet në Kosovë/ Aeroplanët e ushtrisë serbe patrullojnë mbi Jarinje, serbët brohorasin

Tensionet në Kosovë/ Aeroplanët e ushtrisë serbe

Pas vendimit të qeverisë së Kosovës për vendosjen e reciprocitetit të targave ndaj serbëve, veriu i Kosovës është përfshirë nga tensione dhe protesta.

Serbia ka lëshuar në ajër aeroplanët e ushtrisë për të monitoruar mbi vendkalimin e kufirit në Jarinje. Pamjet janë publikuar nga Kosovo Online.

Aeroplanët e ushtrisë serbe kanë patrulluar situatën në dy momente: së pari gjatë mëngjesit dhe më vonë rreth orës 2 të drekës, raporton Kosovo Online.

Një veprim i tillë është pritur nga serbët me entuziazëm dhe brohoritje. Helikopterët e ushtrisë serbe, të njohur ndryshe si “karroca e djallit” apo “kështjella fluturuese”, qëndruan në qiell për disa orë.

Prej 6 ditësh, qytetarët serbë vijojnë të mbajnë në bllokadë pikën kufitare të Jarinjes në veri të Kosovës në shenjë proteste dhe për të kundërshtuar reciprocitetin e targave.

 

Të fundit