Flash News

Kosova

Tensionet në Kosovë, hiqen barrikadat në Merdarë

Tensionet në Kosovë, hiqen barrikadat në Merdarë

Barrikadat në Merdarë janë hequr dhe tashmë qarkullimi është i lirë. Lajmin e bëri me dije Policia e Kosovës.

Në njoftim thuhet se rruga e cila ishte bllokuar dy ditë më parë, tashmë është e hapur.

“Njoftojmë qytetarët dhe bashkatdhetarët tani se pikë kalimi kufitar ‘Merdar’, është liruar për qarkullim dhe i është kthyer normalitetit të plotë”, thuhet në njoftim.

Vendosja e barrikadave nga grupe kriminale serbe u bë pas arrestimit të ish policit Dejan Pantiq, i dyshuar për sulm ndaj institucioneve të Kosovës, saktësisht zyrave të KQZ në veri të vendit.

 

Të fundit