Flash News

Kosova

Tensionet në Kosovë/ Mes serbëve edhe rusë të infiltruar, njëri i ndaluar në Shqipëri për spiunazh

Tensionet në Kosovë/ Mes serbëve edhe rusë të
Foto Ilustruese

Dy rusë dhe një bjellorus dyshohet se janë të përfshirë në tensionet dhe protesta e serbëve në veri të Kosovës kundër vendosjes së reciprocitetit të targave.

Sipas Telgraf, shtetasit janë të pajisur me dokumente dhe pajisje të dyshimta. Thuhet se dy nga ata janë ndaluar nga policia e Kosovës, ndërsa i treti ka arritur të infiltrohet në Kosovë së bashku me protestuesit serbë.

“Dy rusë dhe një bjellorus në orët e pasdites së sotme kanë provuar të hyjnë në Kosovë, të cilët me vete kanë pasur çanta me pajisje të dyshimta. Dy nga ta janë ndaluar nga Policia e Kosovës gjersa njëri nga ta ka vazhduar “vizitat” te protestuesit serbë”, njofton Ermal Panduri nga RTV Dukagjini.

Të tre shtetasit kanë qenë të pajisur me çanta, në të cilat sipas të dhënave fshiheshin pajisje kibernetike.  Sergei Belous, është ndaluar në Kosovë dhe Shqipëri për aktivitete të dyshimta spiunazhi. Në vitin 2017, edhe Republika e Shqipërisë e kishte kapur Sergei Belousin, siç thuhet të maskuar si gazetar, në bazën e Pashalimanit në Vlorë.

Shtetasi rus Oleg Derkach ka hyrë, kurse Sergei Belous dhe shtetasi bjellorus Denis Bolshakov, janë kthyer në pikën kufitare në Jarinje për shkak të dyshimeve që kanë pasur autoritetet.

Tensionet në Kosovë/ Mes serbëve edhe rusë të

Tensionet në Kosovë/ Mes serbëve edhe rusë të

Të fundit