Flash News

Kosova

Tensionet në kufi, Vuçiç paralajmëron masa ekonomike dhe politike ndaj Kosovës

Tensionet në kufi, Vuçiç paralajmëron masa ekonomike dhe

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka paralajmëruar masa ekonomike dhe politike ndaj Kosovës pas vendimit të qeverisë së Kosovës për reciprocitetin e targave me Serbinë.

Ndërsa er përshkroi situatën si "një nga ditët më të vështira për popullin serb në Kosovë", presidenti serb tha se autoritetet në Prishtinë po demonstronin forcë dhe se ata kishin interpretuar sipas dëshirës së tyre Marrëveshjen e Brukselit kur njoftuan për zbatimin e reciprocitetit për targat e automjeteve.

"Nuk bëhet fjalë për ndonjë dramatizim, por situata është shumë serioze dhe e vështirë", tha presidenti i Serbisë, duke shtuar se "është e vështirë të arrihen zgjidhje racionale, me ata që sillen në mënyrë të papërgjegjshme. Shpresoj se nuk do të na duhet të marrim masat tona, si ekonomike ashtu edhe politike, sepse kjo nuk do të ishte mirë për të gjithë rajonin, veçanërisht për marrëdhëniet tona me Prishtinën ", tha Vuçiç.

Autoritetet në Kosovë më 20 shtator nisën aplikimin e masës së reciprocitetit për targat e automjeteve nga Serbia, duke thënë se një vendim i tillë nuk është ndërmarrë kundër serbëve, por është imponuar nga Serbia. Por, serbët janë grumbulluar në afërsi të pikave kufitare në veri të Kosovës, duke bllokuar rrugët në shenjë pakënaqësie.

Të fundit