Flash News

Kosova

Tensionet në Kuvend, Osmani: Dhuna fizike, dëmi më i madh ndaj institucioneve

Tensionet në Kuvend, Osmani: Dhuna fizike, dëmi më i madh ndaj

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar për  ngjarjen e paprecedentë në Kuvendin e Kosovës, ku situata percipitoi në dhunë.

Osmani në një postim në Facebook shkruan se dhuna është dëmi më i madh që mund t’i bëhet institucioneve që janë ndërtuar me mund e sakrificë.

“Përdorimi i dhunës fizike si mjet për t’i adresuar pakënaqësitë, dallimet apo mosmarrëveshjet politike është dëmi më i madh që mund t’i bëhet institucioneve që janë ndërtuar me aq shumë mund e sakrificë.

Kuvendi është gurthemeli i shoqërisë sonë demokratike, ku zëra të ndryshëm bashkohen për t’i përfaqësuar interesat e qytetarëve, ndaj dhuna nuk ka vend në tempullin e demokracisë dhe nuk mund të shndërrohet në mjet politik.

Duhet ta riafirmojmë përkushtimin tonë ndaj demokracisë, mendimit ndryshe, sikurse edhe respektit të ndërsjellë, duke u mbështetur në sundimin dhe respektimin e ligjit”, shkruan ajo. 

Të fundit