Flash News

Kosova

Tensionet në veri, deputetja britanike: Nxitësi i dhunës është Serbia

Tensionet në veri, deputetja britanike: Nxitësi i dhunës

Deputetja e parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar, Alicia Kearns edhe një herë ka dalë me një deklaratë të fuqishme në mbështetje të Kosovës, pas situatës së krijuar në veri të vendit.

Në deklaratën e bërë në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar, Kearns tha se e vetmja fajtore për situtën e krijuar është Serbia.

Situata në Kosovës është kritike, dhe Mbretëria e Bashkuar ka një përgjegjësi unike atje. Ne duhet të flasim hapur për këtë gjë. Ajo që po ndodh aktualisht në Kosovë është rezultat i ndërhyrjes së jashtme të Beogradit 18 muaj më parë, kur bëri ndërhyrje në zgjedhjet e brendshme të Kosovës.

Beogradi u tha serbëve të Kosovës që të mos marrin pjesë në zgjedhje. Zgjedhjet ishin të drejta dhe të lira, por nuk patën pjesëmarrjen e kënaqshme, sepse Vuçiqi u tha serbëve të Kosovës që të mos marrin pjesë”, tha Kearns.

Ajo kërkoi nga qeveria britanike që ta bëjë të qartë se Mbretëria e Bashkuar qëndron pranë sovranitetit territorial dhe demokracisë së Kosovës.

Për ta bërë këtë, ne duhet të zgjerojmë mandatin e KFOR-it për të siguruar një qasje më proaktive për të luftuar kontrabandën e armëve dhe milicitë në veri të Kosovës.

Ne duhet të sigurojmë drejtësi dhe të ndërmarrim veprimet e nevojshme për të operuar një politikë kuptimplote të diplomacisë parandaluese”, shkruan Kearns. 

Të fundit