Flash News

Kosova

Tensionet në Veri, Escobar dhe Lajçak vizitë në Kosovë dhe Serbi

Tensionet në Veri, Escobar dhe Lajçak vizitë në

Situata vazhdon të mbetet e tensionuar në Veri të Kosovës, ku palët nuk po gjejnë qetësi pas emërimit të kryetarëve shqiptarë në komunat me shumicë serbe. Në kuadër të kësaj çështjeje, përfaqësuesi i lartë i BE-së, Miroslav Lajçak dhe ai i SHBA-së, Gabriel Escobar të hënën dhe të martën do të qëndrojnë në Kosovë dhe Serbi.

Sipas mediave kosovare, këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Bashkimi Evropian, Peter Stano, i cili tha se Escobar dhe Lajçak këtë vizitë do e zhvillojnë pikërisht për shkak të tensioneve në Veri.

“Mund të konfirmoj se përfaqësuesi special i BE-së, Miroslav Lajçak do të shkojë në Prishtinë dhe Beograd të hënën dhe të martën, së bashku me të dërguarin e SHBA-së, Gabriel Escobar, për të ndjekur thirrjet e nivelit më të lartë të BE-së për de-përshkallëzimin e tensioneve në veriun e Kosovës”, ka thënë ai për KP.

Të fundit