Flash News

Kosova

Tensionet në veri, Kurti: Duam zgjidhje evropiane, Serbia të zbatojë marrëveshjen

Tensionet në veri, Kurti: Duam zgjidhje evropiane, Serbia të

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një deklaratë për mediat pas takimit me kryeministrin e Holandës Mark Rutte dhe të Luksemburgut, Xavier Bettel, foli për tensionet me Serbinë për të cilat tha se dëshiron zgjidhje evropiane dhe zbatim të marrëveshjes.

Kërkova që të na ndihmojnë për sa i përket programit të NATO-s, Partneritetit për paqe dhe të ecim më tutje drejt marrjes së pyetësorit nga Komisioni Evropian sa i përket anëtarësimit në BE, ku ne tashmë e kemi bërë aplikimin tonë zyrtar”, deklaroi ai.

 Në lidhje me dialogun për normalizimin e  marrëdhënieve me Serbinë, kam theksuar se Kosova është e interesuar për marrëdhënie të mira fqinjësore.

Ne dëshirojmë zgjidhje evropiane dhe për këtë e kemi marrëveshjen bazike të 27 shkurtit dhe aneksin e zbatimit të 17 marsit, për të cilën dëshirojmë që të zbatohet në plotësi, pa vonesa dhe pa kushte”, tha Kurti.

Gjithashtu ai shtoi se progresi demokratik i Kosovës është mundësi e mirë për BE-në që të transformojë Ballkanin Perëndimor.

Demokracitë solidarizohen me njëra tjetrën përballë autokracive andaj edhe progresi demokratik i Kosovës është mundësi jo vetëm për shtetin tonë por edhe BE-në për të shtyrë përpara reformat dhe transformimin e Ballkanit Perëndimor”, tha ai.

Të fundit