Flash News

Kosova

Tensionet në Veri, Lajçak në Kosovë dhe Serbi më 14 dhjetor

Tensionet në Veri, Lajçak në Kosovë dhe Serbi më 14

I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Mirosllav Lajçak do të udhëtojë në Kosovë dhe Serbi për të ndihmuar në uljen e tensioneve në veri të Kosovës më 14 dhjetor.

Lajmi është konfirmuar nga kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell. Sipas tij, BE-ja ka shprehur gatishmërinë që të dërgojë përforcime për misionin e BE-së në Kosovë, teksa Borrell ka konfirmuar se situata në veri të Kosovës ka qenë temë diskutimi në një takim të ministrave të Jashtëm të BE-së.

Vizita vjen në kohën kur situata në veri të Kosovës – zonë e banuar me shumicë serbe – është e tensionuar. Barrikadat e ngritura më më 10 dhjetor, bllokuan rrugët që çojnë drejt pikave kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak.

Ky veprim i serbëve lokalë erdhi pasi Policia e Kosovës arrestoi ish-zyrtarin serb të këtij institucioni, Dejan Pantiq, nën dyshimet se ka organizuar “sulm terrorist” në zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës. Ndaj tij u caktua një muaj paraburgim. 

Të dielen, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se pret që KFOR-i t’i largojë barrikadat nga veriu.

 

Të fundit