Flash News

Kosova

Tensionet në veri/ Macron fton Kurtin e Vuçiç në Paris, kryeministri i Kosovës: Kemi dy propozime në tavolinë

Tensionet në veri/ Macron fton Kurtin e Vuçiç në Paris,

Kryeministri Albin Kurti do të udhëtojë sot drejt Parisit me ftesë të presidentit francez, Emanuel Macron. Ai ka bërë me dije se mund të ketë një takim me presidentin serb Aleksandër Vuçiç.

Vizita në Francë vjen pas tensioneve që shkaktuan serbët në veri të Kosovës.

“Herët në mëngjes do të nisem për Paris për të marrë pjesë në Forumin e Paqes, bashkë me gruan time Ritën, e me ftesë të Presidentit Francez Emmanuel Macron. Përveç punimeve dhe darkës përgjatë këtij forumi prestigjioz, ndoshta mund të ketë edhe një takim trilateral me Presidentin e Serbisë i cili po ashtu është ftuar atje. Unë me vete do të kem ekipin tim gjashtëanëtarësh nga kryeministria”, ka njoftuar Kurti.

I pari i ekzekutivit ka thënë është i gatshëm dhe i përgatitur për marrëveshje përfundimtare me njohje reciproke në qendër, derisa ka thënë se në tavolinë janë dy propozime.

“I kemi dy propozime në tavolinë: ai imi për kornizën e përgjithshme të marrëveshjes i prezantuar në takimin e 18 gushtit 2022 në Bruksel, si dhe propozimi franko-gjerman që ka mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, i prezantuar nga emisarët Jens Plötner dhe Emmanuel Bonne. Dialogu parimor me të tjerët, sundimi i ligjit njësoj për të gjithë, dhe, paqja e siguria në tërë territorin, shkojnë bashkë”, ka shtuar Kurti.

 

Të fundit