Flash News

Kosova

Tensionet në veri, paralajmëron Haradinaj: Situata mund të dalë jashtë kontrollit

Tensionet në veri, paralajmëron Haradinaj: Situata mund të

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka deklaruar se skenari i regjimit pro-rus të Serbisë për destabilizimin e Kosovës, po hyn në një fazë kritike.

Ai thekson se mbyllja e pikave kufitare njëra pas tjetrës, sulmet e grupeve kriminale të sponzorizuara nga Serbia, ndaj qytetarëve, gazetarëve, policisë, Eulexit e pjesëtarëve të KFOR-it dhe kujtdo tjetër që e kundërshton këtë skenar, kanë marrë përmasa shqetësuese.

“Gjendja mund të përshkallëzojë dhe të dalë krejtësisht jashtë kontrollit. Prandaj në një situatë të tillë, është urgjente që Kosova të mobilizojë gjithë potencialin e vet politik, diplomatik, intelektual e të sigurisë në përballje me këtë rrezik të madh”, ka shkruar Haradinaj.

Ky i fundit i bën thirrje kryeministrit Albin Kurti që të sillet në përputhje me situatën e krijuar.

“Serbia nuk zmbrapset me retorika boshe luftënxitëse e as me ‘trimat e rrjeteve sociale’. Gjendja është e rëndë dhe kërkon maturi e koordinim, jo vetëm me faktorin e brendshëm por edhe me partnerët ndërkombëtarë”, ka deklaruar Haradinaj.

Të fundit