Flash News

Kosova

Tensionet në Kosovë, shpërthime gjatë natës në stacionet policore të Zveçanit dhe Mitrovicës së Veriut

Tensionet në Kosovë, shpërthime gjatë natës në

Disa shpërthime janë dëgjuar gjatë natës në afërsi të stacioneve policore në Zveçan dhe në Mitrovicën e Veriut.

Siç ka raportuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës Veton Elshani për REL, nga shpërthimet me shok-bombë nuk ka të lënduar, por vetëm është dëmtuar një mjet i policisë.

Zëdhënësi i policisë thotë se është hapur një hetim, por ende nuk ka të dyshuar.

Shpërthimet vijnë pas tensioneve ne veri të cilat nisën menjëherë me zgjedhjen e kryetarëve të rinj të katër komunave: Zveçan, Zubin Potok, Mitrovicë e Veriut dhe Leposaviq.

Më 29 maj, tensionet kulmuan kur protestuesit serbë në Zveçan u përleshën me pjesëtarët e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR. Për pasojë, mbetën të plagosur 30 ushtarët të KFOR.

Të fundit