Flash News

Kosova

Tensionet në Veri, Turqia dërgon trupa në Kosovë pas kërkesës së NATO-s

Tensionet në Veri, Turqia dërgon trupa në Kosovë pas

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë njoftoi se me kërkesë të Komandës së Forcës së Përbashkët të NATO-s ka caktuar një batalion komando në vazhdën e tensioneve në veri të Kosovës.

Sipas ministrisë, kanë filluar përgatitjet për transferimin e ushtarëve turq në Kazermën Sulltan Murat në Kosovë deri më 5 qershor, transmeton Anadollu.

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria lidhur me zhvillimet në Kosovë, thuhet se Turqia vazhdon të kontribuojë për paqen dhe stabilitetin rajonal dhe global në kuadër të misioneve të OKB-së, NATO-s, BE-së dhe OSBE-së dhe marrëdhënieve bilaterale.

 

Të fundit