Flash News
Kishte dalë për të kullotur bagëtitë e imta, humb jetën 55-vjeçarja në Pukë
Ligji i ri i Ramës, Berisha: U bëj thirrje pedagogëve dhe studentëve të mbrojnë lirinë akademike
Aksident në Korçë, makina përfundon në kanal, lëndohet shoferi
Plagosje me thikë në Tiranë, arrestohet autori
Inaugurimi i Namazgjasë, Lela: Rama shkeli Kushtetutën, lejoi Erdoganin të turqizonte ceremoninë
"Rajoni mbetet fuçi baruti", zyrtari gjerman: Kosova nuk ka vend në Këshillin e Evropës
Zëdhënësi i politikës së jashtme të grupit parlamentar të AfD-së në Bundestagun gjerman dhe deputeti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Petr Bystron, ka folur për përshkallëzimin e dhunës ndaj minoritetit serb në Kosovë.
Ai tha se tensionet në Veri të Kosovës tregojnë pse ky vend nuk është në Këshillin e Evropës dhe nëse do ta pranohej, atëherë vendet anëtare do t’i bartnin problemet e rajonit në institucionet e tyre.
“Përshkallëzimi i fundit i dhunës në Kosovë tregon: Kosova nuk bën pjesë në Këshillin e Evropës! Rajoni mbetet një fuçi baruti dhe nëse do ta pranonim atë në Këshillin e Evropës dhe BE-në, do t'i bartnim problemet e rajonit në institucionet tona dhe në këtë mënyrë do t'i destabilizonim ato. Grupi parlamentar i AfD-së i bën thirrje qeverisë federale që të ndalojë menjëherë aktivitetet e saj për të pranuar Kosovën në Këshillin e Evropës.", tha ai.
„Die jüngste Eskalation der Gewalt im Kosovo zeigt: Der #Kosovo gehört nicht in den #Europarat!“, so @PetrBystronAfD. https://t.co/sMHw2Ghazp
— AfD-Fraktion im Deutschen Bundestag ???????? (@AfDimBundestag) May 30, 2023