Flash News

Kosova

Tensioni në kufi, ‘kërcënon’ ambasadori serb në SHBA: Mos luani me zjarrin para se të jetë vonë!

Tensioni në kufi, ‘kërcënon’ ambasadori serb në

Ambasadori i Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marko Gjuriç ka ashpërsuar tonet pas vendimit të qeverisë së Kosovës për reciprocitetin e targave me Serbinë.

 Në një reagim në rrjetet sociale, Gjuriç shkruan se kryeministri i Kosovës Albin Kurti po e shtyn rajonin në prag të gjakderdhjes. Madje, kërcënoi Kurtin, duke i thënë “të mos luajë me zjarrin para se të jetë vonë”

Regjimi i Kurtit në Kosovë po e shtyn rajonin në prag të gjakderdhjes. Dërgimi i forcave speciale të armatosura rëndë në zonat me shumicë serbe vetëm për të marrë pikë të lira politike në garën për zgjedhjet lokale të 17 tetorit është kërcënuese për jetën dhe shkel të gjitha marrëveshjet. Ju lutemi ndaloni të luani me zjarrin para se të jetë vonë.

Në vend që të angazhohet në një dialog konstruktiv me Beogradin dhe të punojë së bashku drejt një të ardhmeje normale për rajonin, qeveria në Prishtinë po përdor AK47 të vjedhur dhe APC të dhuruar për ta frikësuar popullsinë e saj serbe”, shkroi ai.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha sot në Kuvendin e Kosovës se vendosja e targave të Republikës së Kosovës për të gjitha automjetet me tabela të Serbisë nuk ka qenë dëshirë e tij, por imponim nga pala tjetër.

Kurti tha se ky vendim do të jetë në fuqi derisa qytetarët e Kosovës do të paguajnë për targa kur futen në Serbi.

Të fundit