Flash News

Kosova

Tensioni në veri të Kosovës, Kurti drejton gishtin nga Vuçiç: I vetmi person që do incidente

Tensioni në veri të Kosovës, Kurti drejton gishtin nga

Pas vendosjes së reciprociteti të targave për Serbinë nga qeveria e Kosovës, pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjak, janë bllokuar nga pala serbe në shenjë proteste.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti deklaroi se i vetmi person që kërkon incidente në kufi me Kosovën është presidenti serb Aleksandër Vuçiç. Kurti theksoi se qeveria e Kosovës propozoi Serbisë një zgjidhje që nënkuptonte heqjen e targave të përkohshme si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë.

“Vendimi për targat është i drejtë dhe garanton të drejtën e lëvizjes së lirë, përfshirë edhe qytetarëve serbë. Pengesat janë duke u bërë me disa kamionë pronë komunale dhe kjo është keqpërdorim i aseteve publike. Ftoj grupin e organizuar të qytetarëve serbë sepse ata kanë bllokuar veten e tyre dhe lëvizjen. Për incidente dhe eskalim s’kanë interes as qytetarët e as shteti ynë, s’kanë interes as serbët e Kosovës e as Serbia. Duket se interes ka vetëm një individ, presidenti i Serbisë. Ne jemi për dialog. Edhe oferta jone publike është tejet praktike, le t’i heqim tabelat e përkohshme edhe Serbia e dhe Kosova. Besoj që nuk është në interesin e Serbisë që të refuzojë dialogun dhe bisedimet siç po bëjnë aktualisht. Brukseli është vendi ku duhet të zhvillohen bisedimet dhe ne jemi të gatshëm e të hapur për të biseduar", ka thënë Kurti.

Sot është dita e tretë radhazi që veriu e Kosovës vijon të jetë nën bllokadë nga serbët. Dje Bashkimi Evropian i bëri thirrje të dyja shteteve t’i japin fund tensionit.

Të fundit