Flash News

Kosova

Tensionimi i situatës në kufirin Kosovë-Serbi, reagon NATO: Ulni tensionet dhe kthejuni dialogut!

Tensionimi i situatës në kufirin Kosovë-Serbi, reagon NATO: Ulni

Vjen reagimi i parë i NATO-s pas tensionimit të situatës në veri të Kosovës, ku serbët prej pesë ditë mbajnë të bllokuara rrugët që të çojnë te pikat kufitare me Serbinë dhe fluturimit të helikopterëve të ushtrisë serbe afër kufirit me Kosovën.

Zëdhënësja e Aleancës Veriatlantike, Oana Lungescu shkruan në rrjetet sociale se NATO u bën thirrje  palëve që menjëherë t’i ulin tensionet dhe t’i kthehen dialogut.

NATO bën thirrje për ç’tensionim të menjëhershëm në veri të Kosovës. U bëjmë thirrje Beogradit e Prishtinës të përmbahen, të shmangin veprimet e njëanshme e të kthehen në dialog. Mandati i KFOR-it mbetet për të garantuar mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet”, shkruan Lungescu në twitter.   

Situata e tensionuar vjen pasi serbët lokalë kundërshtojnë vendimin e autoriteteve të Kosovës për reciprocitet në çështjen e targave të veturave të Serbisë, që hyjnë në Kosovë.

Sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës makinat me targa serbe detyrohen të vendosin targa të përkohshme, pasi të njëjtën gjë po bën edhe Serbia prej vitesh.

 


 


 

Të fundit