Flash News

Kosova

Tërhiqet ​Borut Pahor, nuk kandidon për emisar në dialogun Kosovë-Serbi

Tërhiqet ​Borut Pahor, nuk kandidon për emisar në dialogun

Ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor ka ndryshuar mendje dhe nuk do të kandidojë për postin e emisarit speciale të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi. 

Dke skadoi afati për aplikim pas thirrjeve të Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, për katër të dërguarit specialë të BE-së, përfshirë edhe atë për dialogun.

Për një kohë të gjatë në garë për këtë post, të cilin më parë e mbante Miroslav Lajçak i Sllovakisë, ishte Borut Pahor. Ai u mbështet në këtë synim nga kryeministri Robert Golob dhe presidentja Natasha Pirc Musar, ndërsa në përgatitjet e tij u ndihmua nga Ministria e Jashtme dhe Evropiane, e drejtuar nga Tanja Fajon.

Megjithatë, siç bëri të ditur Pahor vetëm pak orë para afatit, ai nuk vendosi të kandidojë , megjithëse beson se ka “dijen e nevojshme, përvojën shumëvjeçare dhe arritje të rëndësishme në rajon”.


Siç shpjegon ai, tre të dërguarit e tjerë për Azinë Qendrore, për Procesin e Paqes në Lindjen e Mesme dhe Gjirin Persik kanë mandat dyvjeçar, ndërsa i dërguari për dialogun Kosovë-Serbi ka mandat vetëm njëvjeçar: “Ky fakti dhe mesazhi i dhënë nga ky vendim më duket i gabuar”.

Ai gjithashtu “u bë e qartë, përmes bisedave të panumërta joformale, me kalimin e kohës, se ata kërkonin një diplomat, jo një politikan, për të dërguarin special”.

Ai vetë është i bindur se politika e dialogut teknik nuk ka rezultuar më e mira deri më tani dhe se për shkak të situatës shumë të ndryshuar, ka ardhur koha që një politikan të jetë në këtë post.

“Frika se unë mund të jem arbitrar për shkak të posteve të mia të larta politike në të kaluarën është e pabazë,” shtoi Pahor.

Të fundit