Flash News

Kosova

Tërhiqet nga zgjedhjet në Veri Partia e Serbëve të Kosovës

Tërhiqet nga zgjedhjet në Veri Partia e Serbëve të

Tërhiqet nga zgjedhjet lokale të 23 prillit, në veri të Kosovës Partia e Serbëve të Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur, kryetari i kësaj partie, Aleksandar Jabllanoviç.

Në një konferencë të për media, ai ka thënë se vendimi për tërheqje është marrë nga kryesia e partisë.

Sipas tij, partia e tij po tërhiqet, sepse nuk ka kushte adekuate për mbajtje të zgjedhjeve, si dhe është ankuar për mënyrën se si do të mbahen ato, duke përmendur faktin se do të mbahen në kontejnerë dhe se siguria do të garantohet nga Policia e Kosovës.

Ai ka thënë se nuk ka pasur presion për pjesëmarrje në zgjedhje, ndonëse ka pritur diçka të tillë.

Jabllanoviç u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të mos dalin të dielën në zgjedhje.

Kjo parti e ka pasur vetëm një kandidat për kryetar, vetë Jabllanoviçin, dhe 20 kandidatë për asamble komunale të Leposaviqit.

Të fundit