Flash News

Kosova

Tetë viktima nga Covid-19 në Kosovë, mbi 1 mijë të shëruar në 24 orët e fundit

Tetë viktima nga Covid-19 në Kosovë, mbi 1 mijë të

Tetë persona kanë humbur jetën nga Covid-19 në 24 orët e fundit në Kosovë. Nga 2.804 testime të kryera, 249 raste kanë rezultuar pozitive.

Ndërkohë janë shëruar 1.129 qytetarë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të tyre në 216.794.

Kështu bën me dije Ministria e Shëndetësisë, ndërsa shton se në  total janë 5.073 raste aktive.

Sa i përket procesit të imunizimit, janë dhënë mbi 1.8 milionë doza, ndërsa 812.831 qytetarë janë vaksinuar plotësisht.

 

Të fundit