Flash News

Kosova

"Thaçi sjellje të çuditshme?!" Avokati i ish-Presidentit: Nuk pranojmë burgun! Do kërkojmë lirimin me kusht! Të bëhet ndarja e të akuzuarve

"Thaçi sjellje të çuditshme?!" Avokati i
Në foto: Ish-drejtuesit e UÇK-së në seancën e dytë përballë 'Speciales' në Hagë

Avokati i ish- presidentit Hashim Thaçi, Hopper është shprehur se do të kërkojë lirimin me kusht të klientit të tij.

Në fjalën e tij, Hooper është shprehur se dokumentet që i janë dorëzuar kanë redaktime të çuditshme ku pretendohet për sjelljen e keqe të të burgosurit.

I surprizuar nga kjo mënyrë e të shprehurit nga ana e akuzës, Hooper kërkoi një kopje të dokumenteve të plota, brenda tre ditëve në mënyrë që të kryej kërkesën e tij zyrtare.

Sipas Hooper, të katër të pandehurit duhet të ndahen dhe të gjykohen veçmas edhe pse janë në një çështje.

“Nuk e pranojmë për asnjë moment kriteret për burgosjen e z. Thaçi, kështu që në këto rrethana është synimi ynë që të aplikojmë për lirimin e tij me kusht. Mënyrat sesi do të realizohet ky ushtrim, nxjerrja e plotë e argumenteve sa u takon urdhër-arrestit... Unë kam marrë versionin e redaktuar të urdhër-arrestit. Dhe ka disa redaktime të çuditshme… Ka pasur ndryshime emrash dhe fliste për një sjellje të keqe. Klienti im është sjellë keq?

Ne duhet të kemi nxjerrje të plotë të kërkesës për urdhër-arrest. Nuk e di çfarë qëllimi kanë redaktimet e shumta aty. Kërkoj që brenda tre ditëve mundësisht të më dorëzohen dokumentet e plota sepse do bëj kërkesën zyrtare”, ka thënë Hooper.

Të fundit