Flash News

Kosova

"Ndoshta dikujt tjetër i mungoi Vuçiç", a ishte ky një thumb i Kurtit për Ramën

"Ndoshta dikujt tjetër i mungoi Vuçiç", a ishte ky

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç nuk ishte sot i pranishëm në Samitin e Berlinit.

I pyetur nga mediat lidhur me mungesën e Vuçiç, kryeministri i Kosovës Albin Kurti duket se nuk ia kurseu disa thumba edhe kryeministrit Rama, nisur nga miqësia e fortë me presidentin serb.

Kurti tha se nuk e dinte arsyen se pse Vuçiç mungoi, por megjithatë ai nuk ja kishte ndjerë mungesë, por doshta ndokujt tjetër sipas tij edhe i ka munguar prezenca e Vuçiçit.

Kryeministri i Kosovës ka la të nënkuptohet se ndoshta Ramës mund t’i ketë munguar Vuçiç.

“Nuk e di pse nuk ka ardhur për besë edhe nuk është që na mungoi fort, ndoshta ndokujt, por sigurisht jo mua. Bëhet fjalë për një samit në të cilin qartazi nga pothuajse secili folës dënohej agresioni rus në Ukrainë, invazioni atje dhe sidomos çështja me energjinë kur dihet se gazin e ka shndërruar në armë lufte Putini dhe ka mundësi që për një situatë të tillë është frikësuar që të jetë i pranishëm ku do të ishte i vetmuar ndaj siç ka vepruar jo rrallë herë sakrifikon dikë tjetër në vend që t’i dalë ballë detyrës”, ka thënë Kurti.

 

Të fundit