Flash News

Kosova

Tjetër sulm kibernetik në Kosovë, ndërpriten shërbimet e internetit

Tjetër sulm kibernetik në Kosovë, ndërpriten shërbimet

Kosova ka rënë sot sërish pre e një tjetër sulmi kibernetik.

Mediat vendase konfirmojnë se është sulmuar sot Telekomi i Kosovës, duke bërë që të bien shërbimet e internetit, nga ora 8 e mëngjesit.

Për shkak të pamundësisë për ta ndalë sulmin, Telekomi ka ndërprerë shërbimet”, ka konfirmuar për KOHËN, drejtori teknik në Telekom, Halil Krasniqi.

Kosova dhe vendet e rajonit së fundmi janë përballur me shtim të sulmeve kibernetike. Si pasojë e kësaj, Shqipëria ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Iranin, që dyshohet të jetë prapa sulmit ndaj sistemit TIMS.

Nga ana tjetër, edhe platforma e-Kosova, faqja e Kryeministrisë, disa ministrive, e Policisë së Kosovës dhe shumë media, kanë qenë nën shënjestër të sulmeve kibernetike gjatë javës që shkoi.

 

 

Të fundit