Flash News
Familja me 5 anëtarë bllokohet në malin e Tomorit nga moti i keq, ndërhyn policia
Bora bllokon rrugën e Arbrit, situatë problematike edhe në Qafën e Ulzës
Moti i keq bllokon rrugët në Shqipëri, policia: Ja akset problematike
I kërkuar për ekstradim në Itali, arrestohet kreu i klanit "Farruku"
Shpërthim me tritol në një hotel në Theth
Tjetër bastisje në veri të Kosovës, gjenden armë dhe uniforma ushtarake
Gjenden sërish armë dhe uniforma ushtarake në veri të Kosovës.
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka publikuar një video ku shfaqen municione, armë dhe uniforma. Në rrjetet sociale, ministri shkruan se këto materiale përfshinin uniforma të ushtrive të ndryshme.
“Ky është municioni, armët dhe uniformat që janë gjetur sot në veri të vendit”. Përveç uniformave të ushtrive të Serbisë dhe Rusisë, janë gjetur edhe uniforma të ushtrive të SHBA-së dhe asaj Britanike.
“Ky fakt tregon për planet dhe skenarët ogurzi për të kryer krime dhe sulme, duke synuar të fajësojnë shtete të tjera,” deklaroi Sveçla.
Ai theksoi se askush që tenton të cenojë rendin kushtetues dhe sigurinë e vendit nuk do t’i shpëtojë drejtësisë.
“Republika e Kosovës dhe forca e ligjit do të triumfojnë në mbrojtje të rendit dhe demokracisë,” përfundoi ministri.
Municion dhe gjësende të ngjashëm ushtarake policia gjeti edhe të hënën në veri të vendit.
Gjatë aksionit, janë sekuestruar dëshmi dhe prova materiale: katër granata dore, një pushkë gjuetie, mbi 500 copë municion të kalibrave të ndryshëm, dy karikatorë të armës automatike AK-47, një karikatorë i pushkës së gjatë, një radiolidhje, një palë dylbi, një kamerë kamufluese, uniforma ushtarake dhe dokumente të ndryshme.