Flash News

Kosova

Tragjedia në Kosovë, dëshmia rrëqethëse e të afërmit: Të tre fëmijët i gjetëm të pajetë nën rrënoja

Tragjedia në Kosovë, dëshmia rrëqethëse e të


Tre adoleshentë kanë humbur jetën tragjikisht në Kosovë ditën e djeshme (01 shkurt) pas shembjes së një ndërtese të vjetër në fshatin Jabllanicë të Gjakovës.

Sipas mediave kosovare, njëri nga viktimat ka qenë fëmija i vetëm i familjes. Një familjar tha se prindërit ishin shqetësuar dhe merakosur pse fëmijët  e tyre nuk po i  hapnin telefonin. Ata kishin dalë menjëherë për t’i kërkuar dhe në atë moment njëri nga prindërit kishte parë objektin e rrënuar.

“Kanë dalë si rinia duke luajtur me shokët. Kemi thirrur policinë, kanë ardhur policia shumë shpejt, ambulanca, zjarrfikësit, kur i kemi gjetur pa shenja jete. E kemi zbuluar se i kemi kërkuar  në këtë lagje, që kanë dalë për të luajtur. Ndërtesa ka qenë në rregull, kur e kemi parë të rrëzuar, kemi dyshuar që mos janë në të, i kemi thirrur në telefon, iu kanë rënë telefonat brenda”, tha njëri nga familjarët.

Të fundit