Flash News

Kosova

Tre humbje jete nga Covid-19 në Kosovë, më shumë të shëruar sesa raste të reja

Tre humbje jete nga Covid-19 në Kosovë, më shumë të
Foto ilustruese

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar tre viktima nga Covid-19. Insituti i Shëndetit Publik bëri me dije se nga 2.868 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë 249 raste.

Gjithashtu janë shëruar 316 pacientë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të tyre në   56.344. Ndërkohë numri i rasteve aktive është 6.876.

Prishtina dhe Prizreni janë komunat me numrin më të lartë të infeksioneve ditore.

Që prej fillimit të pandemisë në Kosovë janë regjistruar 64.768 raste me koronavirus dhe 1.548 humbje jete.

Të fundit