Flash News

Kosova

Trondit avokati: Një snajperist u pagua nga Shqipëria për të eleminuar kryeministrin Kurti

Trondit avokati: Një snajperist u pagua nga Shqipëria për të

Avokati Tomë Gashi nga Kosova ka komentuar kërcënimet që presidentja Vjosa Osmani ka marrë nëpërmjet emaileve.

Duke folur në emisionin “Breaking” në Top News avokati Tomë Gashi tha se përvec saj edhe kryeministri Albin Kurti ka marrë më herët kërcënime të këtij lloji. 

Spas Gashit, nuk është hera e parë që institucionet e sigurisë përballen me informacione të tilla shqetësuese dhe ato duhet të jenë më të kujdesshme në trajtimin e tyre.

Nuk është hera e parë që ndodhin situata të tilla, prandaj institucionet tona duhet të jenë jashtëzakonisht të kujdesshme. Kemi pasur raste të vërtetuara më parë ku edhe kryeministri Albin Kurti ka qenë i rrezikuar. Ka pasur informacione se kërcënimet mund të vijnë edhe nga Shqipëria, ku thuhej se ishte paguar një snajperist për ta eliminuar. Po ashtu, ka pasur raportime edhe për kërcënime nga Serbia, e cila e ka kryeministrin dhe presidentin tonë si ‘halë në sy’, gjë që tashmë është e ditur.

Prandaj, institucionet që janë përgjegjëse për sigurinë e krerëve të shtetit duhet të tregojnë shumë kujdes. Kur ka informacione të tilla, duhet vepruar me vigjilencë të lartë, jo thjesht duke anuluar aktivitete, por duke marrë masa serioze për mbrojtjen e jetës së tyre.”, tha avokati.

 

Të fundit