Flash News

Kosova

Tronditëse në Prishtinë: E mitura dyshohet se është pë*dhunuar për një vit nga një i njohur i saj

Tronditëse në Prishtinë: E mitura dyshohet se është

Një rast i rëndë dhunimi ndaj një të miture është bërë objekt hetimi nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, pas dyshimeve se ajo është abuzuar seksualisht për rreth një vit nga një person me inicialet J.G.

Lajmi është konfirmuar për Telegrafin nga zëdhënësja e Prokurorisë, Kaltrina Shala, e cila bëri të ditur se ndaj të dyshuarit tashmë ka nisur zyrtarisht një procedurë hetimore.

“Prokurori kujdestar, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ‘Dhunimi’, bazuar në nenin 227 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ka filluar hetimet kundër të pandehurit J.G., i cili dyshohet se ka abuzuar seksualisht të miturën R.G. disa herë gjatë një periudhe kohore prej rreth një viti,” tha Shala.

Sipas saj, përveç fillimit të hetimeve, prokurori i çështjes ka parashtruar edhe kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit.

Ndërkohë, e mitura është dërguar për ekzaminim gjinekologjik dhe po trajtohet nën mbikëqyrjen e institucioneve përkatëse.

Rasti ka tronditur opinionin publik dhe pritet të pasohet nga veprime të mëtejshme hetimore dhe ligjore.

Të fundit