Flash News

Kosova

Trump i shkruan Vjosa Osmanit: Admiroj lidershipin tuaj të guximshëm

Trump i shkruan Vjosa Osmanit: Admiroj lidershipin tuaj të guximshëm

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë publike një letër vlerësimi të dërguar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në të cilën ai e përgëzon për "lidershipin e guximshëm dhe vendimtar".

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Osmani ka ndarë letrën, duke rikonfirmuar përkushtimin për ruajtjen e lidhjeve të forta mes Kosovës dhe SHBA-së.

"Lidhjen e fortë të Kosovës me Amerikën do ta ruajmë bashkë, sot e përherë," ka shkruar ajo.

Në mesazhin e saj, Presidentja Osmani ka falënderuar Trump për letrën dhe vlerësimin ndaj punës së institucioneve të Kosovës. "Falënderoj Presidentin Trump për letrën e dërguar... si dhe për vlerësimin që i ka bërë punës sonë! Ashtu siç thekson edhe Presidenti i SHBA-ve në këtë letër, mirëpresim vazhdimin e bashkëpunimit në vitet në vijim,” shtoi ajo.

Trump shprehu bindjen se trashëgimia e lidershipit të saj do të ketë një ndikim pozitiv dhe afatgjatë jo vetëm për Kosovën, por edhe për të gjithë rajonin e Ballkanit dhe Evropën. Të dy liderët shprehën gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin strategjik mes dy vendeve.

Të fundit