Flash News

Kosova

Trump takon shefin e NATO-s, thotë sërish se ndali luftën mes Kosovës dhe Serbisë

Trump takon shefin e NATO-s, thotë sërish se ndali luftën mes

Zbardhen detaje nga takimi mes presidentit amerikan, Donald Trump me shefin e NATO-s, Mark Rutte në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë.

Gjatë këtij takimi, Trump ka përmendur sërish rastin e konfliktit mes Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se me ndërmjetësimin e tij ka ndalur një luftë.

“Ne arritëm, e zgjodhëm atë me Serbinë dhe Kosovën dhe se kjo është e gjitha, kjo do të ndodhte. Dhe përdora përsëri “atë që është e rëndësishme për të ndalur luftëra”. Ne po punojmë, Marku (Rubio) po punon shumë me të gjithë këtu”, tha Trump.

Deklaratën e Trump e konfirmoi edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ndaj deklaratës të së cilës reagoi ish-emisari special për dialogun Prishtinë-Beograd, Richard Grenell i cili e quajti “manipulim të fjalëve të Donald Trump”.

“Turp për Vjosa Osmanin që manipuloi fjalët e presidentit Donald Trump. Donald Trump u nominua për Çmimin Nobel për Paqen për punën e tij në paqen dhe normalizimin ekonomik midis Kosovës dhe Serbisë në vitet 2019 dhe 2020 – përmes nënshkrimit të Marrëveshjes së Washingtonit nga Trump në Zyrën Ovale në Shtëpinë e Bardhë. Osmani nuk ishte pjesë e asaj marrëveshjeje. Dhe të pretendosh sikur kishte diçka të re është absurde,” ka shkruar Grenell në rrjetin social “X”.

Ndërkohë, Presidenca e Kosovës ka paralajmëruar një konferencë për media të presidentes Osmani, menjëherë pas kthimit të saj nga vizita zyrtare në SHBA.

Të fundit