Flash News

Kosova

U arrestua në Merdare, ish-ushtari i UÇK-së dërgohet në paraburgim në Beograd

U arrestua në Merdare, ish-ushtari i UÇK-së dërgohet

Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hasan Dakaj u arrestua mëngjesin e së premtes nga autoritetet e Serbisë në pikëkalimin kufitar në Merdarë.

Avokati i tij, Xhevdet Smakiçi, ka thënë se Dakaj është dërguar nga Qendra e Ndalimit në Kushumli në Qendrën Kryesore të Paraburgimit në Beograd, në rrugën Bacvanska.

“Informatat e fundit për rastin e arrestimit të Hasan Dakaj që i kam marrë janë se tashmë Ztr. Hasan Dakaj është dërguar nga Qendra e Ndalimit ne Kushumli ne Qendren Kryesore te Paraburgimit në Beograd në rrugën Baçvanska”, ka thënë ai.

Sipas Smakiçit, Prokuroria e Serbisë pretendon se ai në vitin 1999 ka kryer krime lufte.

“Pjesëtari i UÇK-se Hasan Dakaj pretendohet nga Prokuroria serbe se ai në vitin 1999 ka kryer krime lufte si 19 vjeçar. Sipas detyrës zyrtare Hasan Dakaj i është caktuar një avokat nga Serbia, ku në intervistimin para prokurorit serb Hasan Dakaj është deklaruar i pafajshëm edhe për faktin se fare nuk ka qenë në ato lokacione sipas dyshimeve të prokurorisë së Serbise dhe se është ngatërruar në identitet me dikë tjetër”, ka shtuar ai.

Të martën do të mbahet seanca dëgjimore lidhur me kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Dakajt.

Të fundit